Telegrafi

Cafu: Neymar është teknikisht më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Cafu ka përsëritur besimin e tij se Neymar është teknikisht më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe vetëm duhet të marrë përgjegjësinë e të qenit lider për t’u përballur me ta.

Neymar u largua nga Barcelona për te Paris Saint-Germain në kërkim për t’u bërë figura kryesore në klub, por që atëherë ai ka gjetur Kylian Mbappe duke marrë vëmendjen dhe vetë Messin duke e ndjekur atë në Parc des Princes.

Duke mos qenë në gjendje të përmbushte ende potencialin që shumë njerëz e panë se do ta çonte atë te fitimi i Topit të Artë, Neymar mbetet një nga më të mëdhenjtë e vërtetë të epokës moderne.

Lexo po ashtu “Nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t'u marrë më me futboll”, Neymar pret që “Katar 2022” të jetë Kupa e Botës e fundit për të

Megjithatë, legjenda braziliane, Cafu mendon se ylli brazilian është teknikisht më i mirë se dyshja që kanë dominuar futbollin botëror dekadën e fundit, Messi dhe Ronaldo.

“Neymar është teknikisht më i mirë se Messi, më i mirë se Cristiano Ronaldo, por ai duhet të marrë përgjegjësinë e një lideri”, ka thënë fillimisht Cafu për Marca.

Cafu ishte i ftuar së bashku me Shkodran Mustafin

“Dikush duhet t’i përkushtohet 100 për qind futbollit, unë nuk jam më i mirë se Neymar, por jam më i mirë se mbrojtësit e tjerë të djathtë sepse i jam përkushtuar kësaj”.

“Ai [Neymar] duhet të bëhet kapiten”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/