Site icon Telegrafi

Cadillac XT5 që lansohet më 2017, nuk është konkurrent me BMW apo Porsche (Video)

Prodhuesi amerikan ka pretenduar se modeli XT5 do të jetë aq i mirë, sa që do të konkurrojë krahas makinave nga BMW dhe Porsche.

Megjithëse ky Cadillac është i nivelit të lartë, ekspertët nuk po e vënë në një vend me makinat që pretendohej se do t’i arrinte, transmeton Telegrafi.

Pjesa e jashtme ka marrë nota të larta, por enterieri dhe ajo që ka nën kapak lë për të dëshiruar.

Me 3.6-litra V6 dhe 310 kuajfuqi, ky model qëndron në një nivel më të ulët se sa makinat që prodhohen në Shtutgart dhe Munih të Gjermanisë.

Në anën tjetër, enterieri me material të lirë në ulëse, pjesën e përparme dhe butonat e plastikës për ndryshimin e klimës, janë vlerësuar shumë ulët.

Sidoqoftë, me çmim fillestar prej 63 mijë dollarësh, kjo makinë do të jetë shumë e kërkuar kur të lasohet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version