Në suaza të Sesionit të tretë plenar të Asamblesë Parlamentare të PBEJL-Së, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka realizuar takim bilateral me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, Cecka Caçeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit, Caçeva-Veljanoski janë informuar për punën në Kuvend dhe për zhvillimet aktuale politike në të dy vendet.
Caçeva në takim ka shprehur shpresën se Maqedonia sa më shpejtë të jetë e mundur se do ta tejkalojë krizën politike duke e realizuar marrëveshjen politike të Përzhinos.
Në fund takimit, Veljanoski i ka dërguar ftesë kryetares së Kuvendit kombëtar të Bullgarisë që ta vizitojë Maqedoninë.