Telegrafi

Caceres mbërrin në Stamboll për të nënshkruar me Trabzonsporin (Foto)

Transferimi më i ri i Trabzonspor do të jetë Martin Caceres.

Uruguaiani ka mbërritur në Stamboll për të kryer testet mjekësore me klubin turk.

Mbrojtësi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare e gjysmë, ndërsa rroga e tij besohet se do të jetë dy milionë euro.

Lojtari ka ardhur si lojtar i lirë, kurse në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit, Sevillas dhe Barcelonës. /Telegrafi/