Transferimi më i ri i Trabzonspor do të jetë Martin Caceres.
Uruguaiani ka mbërritur në Stamboll për të kryer testet mjekësore me klubin turk.
Mbrojtësi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare e gjysmë, ndërsa rroga e tij besohet se do të jetë dy milionë euro.
Lojtari ka ardhur si lojtar i lirë, kurse në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit, Sevillas dhe Barcelonës. /Telegrafi/