Site icon Telegrafi

C-Class Estate me paketë të re (Foto)

Kompania gjermane për rregullimin e veturave, Vath, ka ofruar një paketë të re për pronarët e gjeneratës më të re të Mercedes C-Class Caravan.

Paketa e re e Mercedes C-Class Estate, ndër të tjera, përfshin pajisjet e reja sportive (vetura është më e ulët për 30 milimetra), set të rrotave prej alumini 20-inç, spoiler i përparmë dhe difuzer i pasmë të bërë nga fibra të karbonit, sistemin sportiv të shkarkimit me tuba etj., transmeton koha.net.

Gjithashtu ky model përfshin edhe paketën për përforcimin e motorit në version C 180.

Derisa motori në serinë C 180 ka kapacitet prej 156 KF, versioni Vath është përforcuar në 192 KF, ndërsa shpejtësia më e lartë e këtij modeli është rritur nga 223 në 230 km/h.

Exit mobile version