Site icon Telegrafi

Bytyqi: Zgjedhjet e ardhshme do të jenë betejë midis së ardhmes evropiane dhe kthimit pas

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në një intervistë për emisionin “Trilling” tha se në dhjetor do të ketë negociata për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe diskutim nëse zgjedhjet do të jenë të përbashkëta.

“LSDM si parti politike ka pasur qëndrim që të ketë zgjedhje të ndara, fillimisht presidenciale, pastaj parlamentare, por ne tregojmë kapacitet demokratik për të biseduar me të gjithë partitë tjera politike, edhe me opozitën, e cila nuk është mësuar të ulet që të negocion dhe bisedon”, tha Bytyqi.

Bytyqi nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni të mundshëm me BDI-në, Aleancën dhe të gjitha forcat pro-evropiane.

“Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një betejë midis së ardhmes sonë evropiane të vendit tonë, të ardhmes së fëmijëve tanë, në kundërshtim me kthimin diku ku nuk e dimë se cilën të ardhme do ta zgjedhim”, tha nënkryetari i LSDM-së Bytyqi.

Exit mobile version