Zymer Bytyqi ka vazhduar me formë fantastike në kampionatin turk me Konyasporin.
Ylli nga Kosova ka qenë edhe njëherë vendimtar me për skuadrën e tij, e cila mori një pikë të artë në udhëtim te Kasimpasa.
Bytyqi u fut në ndeshje në minutën e 63-të, derisa dhuroi një asistim fantastik për Kravets që shënoi në minutën e 91-të për t’i dhënë epërsinë Konyasporit 0-1.
Por krejt në fund të ndeshjes, në minutën e 96-të, vendasit e Kasimpasas barazuan rezultatin në 1-1 falë golit të shënuar nga Hajradinovic.
Kësisoj ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, derisa Bytyqi edhe njëherë tregoi formë të lartë në ato minuta që ishte në fushë.
Për 24-vjeçarin ky ishte asistimi i katërt në elitën e futbollit turk, derisa një tjetër e ka bërë edhe në Kupën e Turqisë.
Bytyqi iu bashkua Konyasporit në janar nga skuadra norvegjeze Viking.
Sulmuesi anësor pritet të marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet e muajit mars, pasi është ndër lojtarët ofensivë më në formë.
Vlen të theksohet se për Konyasporin u aktivizua si titullar edhe Sokol Cikalleshi, derisa për Kasimpasën luajtën edhe dyshja nga Kosova, Florent Hadergjonaj 90 minuta dhe Loret Sadiku 20 minutat e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/romaki16/status/1371522123529920515?s=20