Konyaspor ka marrë një barazim shumë të vlefshëm me rezultat 1-1 në udhëtim te Istanbul Basaksehir në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Turqisë.
Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer edhe këtë javë në futbollin evropian, ndërsa sot shkëlqimi vjen nga futbolli turk.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Kosovës, Zymer Bytyqi dhe sulmuesin e Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, të cilët kanë ‘vjedhur’ vëmendjen edhe njëherë.
Dyshja shqiptare ishin vendimtar në sigurimin e një pike për skuadrën e tyre, Konyaspor në udhëtim te Basaksehiri.
GOOOOOOOOOOOOLLLLLLL!
SOKOL! ⚽💥
M. Başakşehir 0 – 1 İttifak Holding Konyaspor'umuz pic.twitter.com/P3pSgSW76G
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) March 3, 2021
Ishte minuta e 79-të, kur Bytyqi i inkuadruar në pjesën e dytë dhuroi një asistim për bashkëkombësin e tij, Cikalleshi, i cili shënoi për 0-1.
Ky ishte goli i katërt i Cikalleshit këtë sezon në Superligën Turke, ndërsa për Bytyqin e transferuar në janar ishte asistimit i tretë. /Telegrafi/
https://twitter.com/canligoltv11/status/1367123008029097997