Telegrafi

‘Bye, bye, bye, Kemal’ – Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Recep Tayyip Erdogan i është drejtuar turmave për herë të parë, duke falënderuar njerëzit që “na dhanë përgjegjësinë për të udhëhequr për pesë vitet e ardhshme”.

Ky fjalim është i papritur, por ai filloi duke kënduar me turmën, një shenjë e humorit të tij të mirë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

Lexo po ashtu Rreth 99 për qind të votave të numëruara – këto janë rezultatet dhe të rejat e fundit nga balotazhi për president të Turqisë

“Jemi bashkë jo deri të dielën por deri në varr”.

“E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtu”.

Më pas shtoi: “Bye, bye, bye Kemal”.

Lexo po ashtu Sipas rezultateve të mediave në Turqi, Erdogan do të jetë president edhe për një mandat

Ai thotë se fitorja ka “hapur një derë për një shekull të ri turk”.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur rezultatet e mediave në Turqi e nxjerrin atë fitues të garës së balotazhit për president të Turqisë. /Telegrafi/