Të premten, është larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë, banori Ylli Dërvishi (Buci), i cili shquhej si një konkurrent mjaft i fortë brenda BBVK.
Këngëtarja e njohur shqiptare Linda Halimi, e cila ka qenë banore e këtij edicioni, ka sjellë së fundmi në vëmendjen e publikut momentin kur ajo ironikisht e parashikoi daljen Bucit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Linda, e cila ishte eliminuar nga shtëpia vetëm një javë më parë, gjatë një lidhjeje direkte me banorët e shtëpisë nga studioja të hënën, iu drejtua Yllit me fjalët: “Bye Bye Buci, ti je pas meje”.
Këto fjalë të Lindës u kujtuan nga publiku kur, në fakt, Buci, i njohur si një nga konkurrentët me potencial për të arritur në finalen e Big Brother VIP Kosova, u elimimua dy javë para finales.
Pas eliminimit të tij, Linda ka ndarë me ndjekësit një video në rrjetet sociale ku shfaqet momenti i saj i diskutimit me Yllin dhe shprehet për “parashikimin” e eliminimit të Bucit.
Me këtë veprim, Linda ka ngritur spekulime dhe ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët po diskutojnë rreth intuitës së saj dhe ndikimit që ajo ka pasur mbi dinamikat e lojës brenda shtëpisë.
Eliminimi i Bucit u pa nga shumë si një kthesë e papritur në rrjedhën e lojës, pasi ai ishte konsideruar ndër favoritët për të fituar garën.
Megjithatë, kjo ndodhi brenda një kohe shumë të shkurtër pasi Linda u përjashtua nga shtëpia, duke e lënë atë dhe fansat e saj të habitur me atë që disa kanë cilësuar si një “parashikim” të saktë. /Telegrafi/