Ajo e konfirmoi mirë dhe me të vërtetë romancën e saj me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi gjatë fundjavës kur çifti u shfaqën së bashku gjatë një dreke romantike.
Dhe Rita Ora nuk mund ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj ndërsa ndoqi një ngjarje bukurie në Sydney të hënën në mëngjes.
30-vjeçarja dukej plot shkëlqim ndërsa largohej nga lansimi i “Vida Glow Global” me një kostum ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” ishte me humor të mirë, duke qeshur dhe biseduar me të ftuar të tjerë.
Rita mori vëmendjen me kostumin e saj të ndritshëm, i cili shquhej me një nuancë të theksuar dhe dekolte të hapur, ndërsa i vinte në pah edhe këmbët e saj të tonifikuara.
Ajo e kombinoi veshjen me gjerdan prej ari dhe vathë në formë rrethi.
Rita lidhi flokët e saj të gjata bjonde mbrapa dhe kishte vendosur makijazh në fytyrën e saj, me buzëkuq rozë.
Ylli i popit u bashkua në këtë ngjarje me disa të famshëm vendas australianë, duke përfshirë modelet Jesinta Franklin dhe Gemma Ward.
Kjo paraqitje e Ritës vjen pak kohë pasi ajo u fotografua duke ngrënë një darkë romantike me regjisorin Taika Waititi në Sydney të dielën.
Rita dhe regjisori i filmit “Thor”, 45 vjeç, filluan romancën muajin e kaluar, pasi ata nxitën thashethemet për një lidhje të mundshme kur u panë duke shkuar së bashku në premierën e “Stan’s RuPaul’s Drag Race Under Under”, në Shtëpinë e Operës të Sidneit.
Ata shmangën fotografitë e përbashkëta në hyrje të eventit, në tapetin e kuq.
Pasi hynë brenda, Daily Mail Australia zbuloi se dyshja zunë vendet e tyre krah për krah përpara audiencës.
Sipas The Sun, Rita dhe Taika nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze. /Telegrafi/