Site icon Telegrafi

Buxheti për vitin 2016 mund të miratohet në sallën rezervë (Video)

Gaz lotsjellësi pritet të përfshijë Kuvendin e Kosovës, ditën e hënë, në ditën kur pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2016. Kjo për faktin se partitë opozitare janë të vendosura të pengojnë secilën seancë, për sa kohë që nuk përmbushën kërkesat e tyre.

E, në anën tjetër, po më kaq këmbëngulësi është i vendosur edhe koalicioni qeverisës për të vazhduar punën e Legjislativit.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se seanca e së hënës është një nga seancat më të rëndësishme pasi përveç buxhetit për vitin 2016, në rend të ditës janë edhe disa projektligje tjera dhe marrëveshje ndërkombëtare të cilat duhet ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Ftojmë opozitën që të marrë përgjegjësitë e veta të japë kontribute vet në aprovimin e buxhetit të shtetit për vitin 2016 . Opozita nuk ka arsye që të protestoj. E vetmja rrugë për gjetjen e një zgjidhje është dialogu dhe ballafaqimi i argumenteve”, tha ai.

Grabovci është i bindur se të hënën do të miratohen të gjitha pikët në rend të ditës, duke mos mohuar se edhe buxheti mund të aprovohet në sallën rezervë të Kuvendit. /Tribuna Channel/

Exit mobile version