Site icon Telegrafi

Buxheti i komunave shënon rritje të lehtë

Të hyrat komunale për vitin 2016 janë për gjysmë milioni euro më shumë se sa të hyrat e vitit të kaluar.

Sipas Buxhetit të Kosovës për vitin 2016 parashihet të jenë prej 422.2 milionë euro të hyra komunale, ndërsa vitin e kaluar ishin prej 421.7 milionë euro.

Ndërsa shpenzimet komunale për këtë vit kapin shumën prej 421,1 milionë euro, derisa shpenzimet e vitit të kaluar ishin prej 421.7 milionë euro.

Prej shumës totale të të hyrave komunale, 342.2 milionë euro janë grante qeveritare, ndërsa 80 milionë euro janë të hyra vetanake.

Prej të hyrave vetanake, sipas Buxhetit, 5.8 milionë euro janë më shumë të hyra vetanake, krahasuar me ato të vitit 2015, që ishin prej 74.2 milionë euro.

Ndërsa vlerësimet për vitin 2017 për të hyrat komunale janë 425.7 milionë euro, apo 3.5 milionë euro më shumë se sa viti 2016. Prej tyre, 343.7 milionë euro janë nga grantet qeveritare, ndërsa 82 milionë euro të hyra vetanake. /InfoKomuna.com/

Exit mobile version