Site icon Telegrafi

Buxheti i komunave mund të votohet pa pozitë (Video)

Miratimi i buxhetit prej më shumë se 65 milionë euro për Komunën e Prishtinës nga opozita pa praninë e pozitës i cili është bërë më 29 shtator të këtij viti, është përgjegjësi e plotë e Kuvendit Komunal. Madje, kjo sipas ligjit për vetë qeverisje lokale mund të ndodh edhe pa praninë e pozitës, sepse kur shumica është prezentë, procedurat e votimit mund të zbatohen.

Kështu thonë nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, përderisa një gjë të tillë e pohojnë edhe nga organizata jo qeveritare INPO.

Besnik Muçaj, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, thotë për Tribuna Channel se miratimi i buxhetit të komunës mund të bëhet nga shumica prezente, por se sipas tij nëse kjo gjë shikohet nga logjika e qeverisjes një gjë e tillë nuk do duhej të ndodhte.

Muçaj, shtoi se opozita ka votuar buxhetin në mënyrë që të mos bllokojë punën e Kuvendit Komunal, duke pohuar se edhe pse këta të fundit janë shumicë një garë e tillë mes tyre dhe pozitës nuk do duhej të ndodhte.

Exit mobile version