Një projekt i ri muzikor pritet që së shpejti të publikohet edhe nga Butrint Imeri.
Këngëtari i cili ka rrëmbyer zemrat e publikut tash e disa vite, ka paralajmëruar këngën e re.
Si shumë nga artistët e tjerë, ai ka bërë të ditur se po vjen në një bashkëpunim, por që nuk e zbuluar emrin e këngëtarit.
“Ça po don Porsche, Bentley, Maybach zemer, ça, ça, ça?”, ka shkruar Imeri krahas videos së publikuar në Instagram, i cili ka prezantuar një pjesë të këngë për fansat e tij.
Theksojmë që “Hajt Hajt” është kënga e fundit që e ka lansuar Butrinti, projekt ky që në YouTube ka marrë mbi 13 milionë shikime.
Pjesë e këtij klipi është edhe prezantuesja Kiara Tito, e cila thuhej se është e dashura e këngëtarit në fjalë, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga dyshja. /Telegrafi/