Site icon Telegrafi

Butrint Imeri publikon listën e shteteve ku po dëgjohet “Corazon”, kënga në ‘trend’ në shtatë vende

Foto: Instagram

Artistët e njohur të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Don Xhon, vetëm pak ditë më parë sollën bashkëpunimin e parë të quajtur, “Corazon”.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe vetëm për katër ditë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Derisa po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shumë të pëlqyer, Imeri së fundmi ka publikuar listën e shteteve ku po dëgjohet kënga e tyre.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Ata tregojnë se “Corazon” është ‘trending’ dhe në vend të parë në shtatë vende përfshirë, Shqipërim Austri, Zvicër, Gjermani, Itali, Maqedoninë e Veriut dhe Suedi.

Ndërkaq, në vend të dytë është në Finlandë dhe Norvegji, në vend të pestë në Slloveni e Greqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vend të shtatë u rendit në Belgjikë, më pas në Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

“Trending nr.1 në top shtetet evropiane. Corazon ndalu pak”, ka thënë më tej Imeri në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Ky mbase është edhe projekti i fundit i dyshes së famshme për vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version