Telegrafi

Butrint Imeri: Investoni kohën në punë, jo në gjëra të kota

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri mbetet ndër emrat më të komentuar në estradës shqiptare.

Krahas karrierës së tij të suksesshme edhe jeta e tij private merr vëmendje të madhe nga mediat rozë.

Ndonëse fokusin e tij e përqendron në krijimin e muzikës së re, Butrinti herë pas here bën reagime të ndryshme në rrjetet e tij sociale.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Një ‘thumb’ duket se e ka bërë edhe së fundmi, teksa tregoi se ndodhet në studio për të punuar për projekte të reja.

“Investoni kohën në punë, jo në gjëra të kota”, ka shkruar Imeri në mbishkrimin e një fotoje ku shihet përkrah producentit Big Bang Beats.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që kënga e tij e fundit ishte “Moj dashin” që e solli bashkë me videoklip dhe u mirëprit nga fansat e tij.

Lexo po ashtu Butrint Imeri pozon pranë makinës super luksoze i veshur në kostum elegant

Ndërkohë, Butrinti përmbylli një sezon verore jashtëzakonisht të suksesshme me shumë koncerte e mbrëmje muzikore në trojet shqiptare. /Telegrafi/