Sergio Busquets raportohet se është befasuar nga një ofertë që ka pranuar nga Major League Soccer (MLS).
Por, mesfushori nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona për së paku edhe një edicion.
Fabrizio Romano raporton se disa klube nga liga amerikane janë të interesuara që ta transferojnë Busquetsin.
Është raportuar ditë më parë se spanjolli është në listën e largimeve të Barcelonës, mirëpo e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Nuk është më një sekret se klubi katalunas dëshiron që t’i largojë disa lojtarë, në mënyrë që të ulë koston e shpenzimeve.
Andaj, klubet nga MLS janë duke tentuar që të transferojnë Busquetsit edhe pse dëshira e lojtarit është që të qëndrojë në Camp Nou. /Telegrafi/