Telegrafi

Busquets për tri javë jashtë fushave, pritet t’i mungojë Barçës në çerekfinalet e LK-së

Barcelona ka njoftuar rreth më të rejave në lidhje me lëndimin e mesfushorit të tyre, Sergio Busquets.

Mesfushori spanjoll u lëndua gjatë ndeshjes së të mërkurës mbrëma ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Ky lëndim e detyroi Busquetsin të largohet nga fusha e lojës në minutën e 60-të, ku u zëvendësua nga Andre Gomes.

Lexo po ashtu Busquets: E dinim për Gomesin, por jo në këtë masë

Largimi nga loja i njërit prej lojtarëve kryesor bëri që i gjithë Camp Nou ta përshëndet atë me duartrokitje.

Testet mjekësore kanë konfirmuar se lojtari i Barcelonës, Busquets ka pësuar një thyerje të ashtit të gishtit të pestë të këmbës së tij të djathtë.

Busquets u zëvendësua nga Gomes (Getty Images)

Ky lëndim i gishtit pritet ta lë mesfushorin spanjoll jashtë veprimit për rreth tre javë.

Kjo pritet të jetë mungesë e madhe për katalunasit pasi Busquets është paraqitur në 41 ndeshje deri tani këtë sezon, shumicën e tyre si titullar.

Lexo po ashtu Lampard, Gerrard dhe Ferdinand të impresionuar nga Busquets, ata shpjegojnë anën brilante të spanjollit

Ndeshjet në La Liga që pritet të mungoj Busquets janë ajo në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos dhe ajo në udhëtim te Sevilla, ndërsa është në mëdyshje për takimin ndaj Leganes.

Busquets pritet t’i mungojë edhe në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve me datë me 3/4 prill, ndërsa është në dyshim për atë të kthimit më 10/11. /Telegrafi/