Telegrafi

Busquets lidhet me një kalim te klubi i David Beckhamit

Sergio Busquets (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sergio Busquets mund të tundohet nga projekti i David Beckhamit te Inter Miami – bën të ditur Marca.

Gjatë javës që shkoi, mesfushori spanjoll ka thënë se është duke menduar për të luajtur në MLS kur ta mbyllë karrierën me Blaugranët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergio Busquets

Ndërkaq, ekipi i Beckhamit konsiderohet si një opsion i mundshëm për futbollistin e mesfushës.

Sergio Busquets (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

30-vjeçari është pjesë e Barcës që nga viti 2005 kur ishte përfshirë në sistemet e lojtarëve të rinj të klubit katalunas.

Ai fillimisht u inkuadrua në skuadrën Juvenil A, pastaj luajti për Barcelona B, ndërsa në ekipin e parë u inkuadrua në vitin 2008. /Telegrafi/