Sergio Busquets mund të tundohet nga projekti i David Beckhamit te Inter Miami – bën të ditur Marca.
Gjatë javës që shkoi, mesfushori spanjoll ka thënë se është duke menduar për të luajtur në MLS kur ta mbyllë karrierën me Blaugranët.
Ndërkaq, ekipi i Beckhamit konsiderohet si një opsion i mundshëm për futbollistin e mesfushës.
30-vjeçari është pjesë e Barcës që nga viti 2005 kur ishte përfshirë në sistemet e lojtarëve të rinj të klubit katalunas.
Ai fillimisht u inkuadrua në skuadrën Juvenil A, pastaj luajti për Barcelona B, ndërsa në ekipin e parë u inkuadrua në vitin 2008. /Telegrafi/