Gjenerali i mesfushës së Barcelonës, Sergio Busquets, ka folur fjalë të mira për homologun e tij te Real Madridi, Casemiro, duke e cilësuar si një nga më të mirët në botë në pozitën e tij.
Klubi katalanas do të luajë të enjten në Ligën e Evropës ndaj Galatasaray, por vëmendja tashmë është kthyer te përballja e së dielës në El Clasico.
Në konferencën e tij për shtyp të martën, Busquets u pyet edhe për ndeshjen e fundjavës.
“Nëse [Casemiro] nuk është më i miri, ai është aty lart. Thjesht duhet të shikoni ndeshjet e tij, të shikoni rekordin e tij ose çfarë ka bërë”.
“Në këtë pozicion, ne anashkalohemi sepse, në fund të fundit, njerëzit përqendrohen te golat, gjuajtjet, asistimet. Ne kemi një rol më pak të dukshëm, por shumë më të rëndësishëm, që është të jesh në mes të ekipit, të kontrollosh gjithçka”.
“Unë e admiroj atë. Më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mirë. Real Madridi ka shumë, por unë nuk do të merrja asnjë prej tyre, do të qëndroja me shokët e mi të skuadrës, ata janë ata me të cilët do të luaj dhe do të jetoj. Por si një i dashuruar pas futbollit, unë mund të vlerësoj lojën e lojtarëve dhe ekipeve të tjera”, ka thënë Busquets. /Telegrafi/