Telegrafi

Busquets bëhet lojtari i parë i Barcelonës që flet për largimin e Messit

Sergio Busquets është lojtari i parë i Barcelonës që ka shkruar pas largimit të Lionel Messit nga klubi.

Në momentin kur kishte ndonjë surprizë për mungesën e reagimit të lojtarëve ndaj lajmit se Messi nuk do të qëndronte në Barcelonë, Busquets më në fund theu heshtjen,

Busquets bëhet i pari nga lojtari e ekipit nga Camp Nou që reagon pas largimit të Messit, duke thënë se argjentinasi po largohet si lojtari më i mirë në histori.

Reagimi i mesfushorit spanjoll erdhi me anë të profilit të tij privat në rrjetin social Instagram.

“Faleminderit për atë që keni bërë për klubin dhe për ata që ju kanë shoqëruar në këto vite”.

“Ju keni ardhur këtu si fëmijë dhe po largoheni si lojtari më i mirë në histori”.

“Ju e keni bërë këtë klub të rritet në lartësinë që meriton dhe gjithmonë mund të them që kam luajtur dhe kam ndarë shumë momente me ju, do të më mungoni shumë”, ka shkruar Busquets në profilin e tij.

Ndryshe, Busquets dhe Messi kanë qenë shokë të skuadrës që nga futja e mesfushorit në ekip në vitin 2008 nën drejtimin e Pep Guardiolas, me dyshen që kanë fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe tjerë së bashku. /Telegrafi/