Barcelona barazoi në Camp Nou (1-1) ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Sergio Busquets ka thënë se barazim ishte rezultati i drejtë, duke e pranuar se katalanasit nuk bënë mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen.
“Të dy ekipet patën mundësitë e tyre”.
“Por unë nuk mendoj se ndonjëra skuadër e meritoi të fitojë më shumë se tjetra”.
“Unë mendoj se ishte një ndeshje me dy pjesë, në pjesën e parë ata luajtën më shumë me kundërsulme”.
“Barazimi është i drejtë”.
Malcom ishte ai që e shënoi golin e barazimit, ndërsa mesfushori beson se kjo do t’i bëjë mirë për besimin.
“Me siguri besimi i tij është më mirë. Goli do t’i japë atij më shumë besim”, deklaroi Busquets./Telegrafi/