Site icon Telegrafi

Bushi shprehet i lumtur që shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut pranojnë të luajnë për Shqipërinë

Përzgjedhësi i Shqipërisë U21, Alban Bushi, është i lumtur që lojtarë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut pranojnë ftesën për të luajtur për ngjyrat kuqezi.

I fundit që u bë temë është Elmedin Rama, i cili ka luajtur për Kosovën U19 dhe aktualisht luan për të rinjtë e Slavia Pragës në Çeki.

“Janë shumë lojtarë me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova që kanë pranuar ftesën tonë dhe jam shumë i lumtur”.

“Do të mundohemi t’i presim sa më mirë dhe presim shumë nga ata, pasi janë shumë cilësorë”, ka thënë Bushi në konferencë për shtyp.

Alban Bushi e ka pranuar se ka lojtarë që kanë refuzuar ftesën.

“Shumë lojtarë kanë ardhur nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Jam i mendimit që çdokush që flet shqip, ne duhet ta thërrasim”, deklaroi Bushi. /Telegrafi/

Exit mobile version