Telegrafi

Bursat evropiane fillojnë të marrin përsëri ‘frymë’

Aktualisht të gjitha bursat evropiane kanë shënuar rritje dhe vlera pozitive për herë të parë që pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Çmimi i naftës amerikane ka rënë me gati 20 për qind në Azi, në më pak se 15 dollarë për fuçi, i cili është niveli më i ulët në 21 vjet, për shkak të rënies së kërkesës botërore.

Edhe çmimi i arit po bie në tregjet botërore, ku tash ka rënë për 0.48 për qind.

Bursa e Tokios përfundon seancën e parë të javës në rënie, duke u larguar nga nivelet më të larta në gjashtë javë, me investitorët që shikojnë trendin e rasteve të Coronavirusit në frontin e brendshëm dhe pasojave në ekonomi, pas rënies së eksporteve prej gati 12 për qind në muajin mars. /Telegrafi/