Rreth një orë pas takimit mes Besiktasit dhe Bursaspor ka ndodhur një shpërthim i madh jashtë stadiumit Vodafone Arena.
Klubi mysafir ka dalë me një reagim pas sulmit duke qetësuar tifozët.
“Nuk ka të lënduar në mesin e tifozëve apo lojtarëve. Ne jemi larguar para se të ndodh shpërthimi. I urojmë shërim të lënduarve”, ka shkuar Bursaspor.
Raportohet për 20 të plagosur, kryesisht policë dhe shpërthimi ka ndodhur pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor.
Vlen të theksohet se takimi përfundoi në të mirë të Besiktasit me rezultat 2-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/RT_com/status/807672501790801920