Innovation Centre Kosovo (ICK), nëpërmjet programit “GreenTech”, në bashkëpunim me LuxDev, Agjencinë për Bashkëpunim Zhvillimor të Luksemburgut, ofron bursa të plota për aftësim profesional dhe punë praktike me pagesë për të rinjtë nga Kosova. Afati i fundit për aplikim është 30 Mars 2025.
Bursat e “GreenTech” janë pjesë e Programit “TechEco Pathways”, një nismë transformuese e financuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut, me qëllim të mbështetjes së inovacionit dhe qëndrueshmërisë në Kosovë.
Programi “TechEco Pathways” i cili do të zgjasë 24 muaj, përfshinë tre (3) aktivitete kryesore: 1) GreeTech – trajnime dhe punë praktike me pagesë në industrinë e TIK dhe Energjisë së Ripërtëritshme; 2) DevelopHer – ngritja e aftësive për vajzat dhe gratë në programim, siguri kibernetike, dhe industri kreative; dhe 3) Innovation Challenges – garat inovative për ruajtjen e energjisë, efiqiencës, “smart cities”, dhe ruajtjes së ambientit.
Kjo nismë planifikon organizimin e dhjetë (10) trajnimeve profesionale për mbi 120 të rinj nga Kosova, punë praktike me pagesë për të diplomuarit, mentorim, si dhe dy (2) edicione të garave me çmime & shpërblime të shumta për ekipet fituese.
Programet e hapura për aplikime – Inteligjenca Artificiale dhe Energjia Solare, fton të rinjtë nga Kosova të aplikojnë deri më 30 Mars, dhe të bëhen pjesë e një përvoje transformuese profesionale.
Kilko këtu për më shumë informata rreth programeve, afateve dhe aplikimit.
Informata të rëndësishme për kandidatët:
1. Afati i fundit për aplikim: 30 Mars 2025;
3. Pas aplikimit prisni ftesën (email) për paraqitje në testin me shkrim;
4. Testim mbahet fizkisht ne ICK, Prishtinë;
5. Rezultatet e testit publikohen më 03 Prill 2025;
6. Kandidatët e përzgjedhur fillojnë ligjeratat më 07 dhe 08 Prill, në Innovation Centre Kosovo (ICK).
Ky program mbështetet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i cili zbatohet nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.
ICK & LuxDev ju urojnë sukses të gjthë aplikuesve!/Telegrafi/