Site icon Telegrafi

Burri sulmon gruan në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:00 në fshatin Mirofc, Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa dy fëmijët e tyre me dëshirë i kishte lënë në përkujdesje të bashkëshortit.

Ndërkaq, pas intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version