Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/