Site icon Telegrafi

Burri rrah gruan në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një femër pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:20, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version