Një burrë nga Arizona ka paditur aviokompaninë amerikane “American Airlines”, pasi gabimisht e kishin identifikuar si të dyshuar për vjedhje në aeroportin e Teksasit, duke bërë që t’i kalojë 17 ditë në burg në New Mexico, ku tha se u detyrua të qëndrojë lakuriq.
Michael Lowe po udhëtonte nga Flagstaff, Arizona në drejtim të Reno, Nevada gjatë 12 majit të vitit 2020, kur në një dyqan në aeroportin Dallas-Fort dikush kreu vjedhje, transmeton Telegrafi.
E kamerat e sigurisë kishin kapur të dyshuarin duke zbritur nga aeroplani, kurse American Airlines e kishin raportuar rastin në policinë e aeroportit, që urdhëruan aviokompaninë t’ia dorëzojnë videon e pasagjerit të dyshuar.
Por punonjësit nuk i kishin dërguar të dhënat e të gjithë pasagjerëve, por vetëm të Lowe, thuhet në padinë e dorëzuar nga avokati i tij që akuzohen aviokompaninë.
Atë ditë, Lowe kishte flokët e thinjura dhe mbante maskë, kurse i dyshuari nga kamerat e sigurisë nuk kishte maskë e as flokë.
E pavarësisht ndryshimeve të mëdha në dukje, aviokompania identifikoi Lowe si të dyshuar – duke bërë që policia të lëshojë urdhërarrest për Lowe.
Si rezultat i kësaj, një vit më vonë Lowe u arrestua derisa ishte në pushim në Nex Mexico gjatë 4 korrikut të vitit të kaluar, kur dikush i telefonoi policisë në Tucumcari për një incident në të cilin ai nuk ishte përfshirë.
Megjithatë, kur policia arriti në vendin e ngjarjes mësuan se kishte dite urdhërarreste për Lowe nga policia amerikane – dhe kështu menjëherë e prangosën. Derisa qëndroi në burg këmbëngulte se kanë kapur njeriun e gabuar – duke mos i treguar se çfarë akuze rëndonte mbi të.
Lowe ishte urdhëruar të zhvishet lakuriq, të shtrihet dhe të kontrollohet për kontrabandë, ku më pas u fut në qeli më të burgosurit e tjerë dhe kaloi netët duke fjetur në dyshemenë e betonit.
E pasi u ekstradua në SHBA, është liruar. Tani ka paditur aviokompaninë për neglizhencë dhe identifikim të gabuar si i dyshuar për vjedhje. /Telegrafi/