Një burrë u tremb kur kaloi pranë një varri shekullor dhe gjeti një tufë “flokësh njerëzor” që dilnin nën gurin e varrit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joel Morrison, nga Kalifornia në SHBA, tha se e bëri zbulimin e tmerrshëm gjatë një vizite në Varrezat Katolike të Shën Jozefit në Sacramento.
Bëhet e ditur se 37-vjeçari e publikoi videon në TikTok, dhe i la shikuesit të tmerruar.
Në video, ai qëndron pranë një varri dhe e vendos kamerën përreth, duke thënë: “Pra, ne jemi këtu duke ecur nëpër varreza dhe po shoh diçka të rëndë”.
Ai tregon gurin e varrit që ka një pllakë masive betoni dhe vëren një çarje në njërën nga qoshet.
“Dhe… flokët e një personi po dalin nga një çarje nën gurin e varrit”, thotë ai, me zërin që i dridhej.
Një komentues tha se kjo mund të ndodhte, posaçërisht pas përmbytjeve të mëdha dhe reshjeve. /Telegrafi/