Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti me anë të presionit, shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes ka detyruar bashkëshorten të abortojë, pesë muajsh shtatzënë.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, bëhet e ditur në raportin policor.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. /Telegrafi/