Telegrafi

Burri i dehur rrah gruan në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se e kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, në Pejë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, të cilit i është bërë matja dhe ka rezultuar 1.45 promilë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit i është bërë matja dhe ka rezultuar 1.45 promilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/