Telegrafi

Burri i dehur dhe agresiv “neutralizohet” nga pasagjerët, që po udhëtonin nga Britania e Madhe për në SHBA

Ky është momenti kur një burrë “i dehur dhe agresiv” rrethohet nga katër pasagjerë që ishin në bord gjatë një fluturimi tetë orësh me aeroplan.

Incidenti ndodhi në aeroplanin e JetBlue, që ishte nisur nga aeroporti Gatwick dhe për destinacion kishte JFK-në e New Yorkut, transmeton Telegrafi.

Në video shihen një grup britanikësh që ndërhyjnë për të ndihmuar stafin e aviokompanisë, për të qetësuar pasagjerin të cilin nuk mund ta frenonin.

Njëri mund të shihet duke e mbajtur për qafe, derisa pasagjeri që dyshohet se ishte i dehur tenton të lirohet nga ata.

Pasagjerët pretendojnë se burri ishte i “dehur dhe bërtiste dhe shfaqte agresivitet”, derisa shëtiste pranë ulëseve të pasagjerëve tjerë.

Kur anëtarët e bordit i kërkuan të qetësohet, ai vetëm sa u nervozua edhe më shumë dhe vazhdoi me avazin e vjetër.

Kështu pasagjerët e tjerë u detyruan të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën. /Telegrafi/