Telegrafi

Burri bën gruan për spital në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në mes datës 8 dhe 10 maj.

Policia e Kosovës ka raportuar se çifti kishte pasur një mosmarrëveshje me ç’rast kishte ardhur edhe deri tek sulmi.

Sipas policisë gruaja pas lëndimeve të marra është trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.