Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë e Istog.
Raporti i policisë:
Prishtinë 19.02.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar.
Pejë 17.03.2025 – 10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, kishte pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Pejë 21.03.2025-19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Istog 21.03.2025 – 22:03. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete bashkëshortët, i dyshuari mashkull kosovar dhe e dyshuara femër kosovare. Si pasojë e përleshjes fizike që të dy kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime. /Telegrafi/