Telegrafi

Bunjaku me 2 tetor publikon listën, këto janë risitë

Mbetet për t’u parë se çfarë do të rezervojë trajneri Albert Bunjaki mesditën e 2 tetorit, por ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë edhe emra të rinj për grumbullimin e Kosovës në eliminatoret e botërorit 2018.

Përfaqësuesja e futbollit që ka bërë hapa domethënës që në premierën e kualifikueseve me barazimin në Finlandë, do të ketë një test akoma më të vështirë në Shkodër ndaj Kroacisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka njoftuar se këtë të diel do të publikojë listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Kroacisë.

Sfidë e cila do të luhet në 6 tetor në “Loro Boriçi”. Tekniku i Kosovës nuk premtoi surpriza, por forma e mirë e disa talenteve po e bëjnë të ndryshojë mendje.

Lexo po ashtu Shevchenko flet për ndeshjen me Kosovën

Arbër Zeneli, 21 vjeç, që militon me Herenvenin në kampionatin holandez ka impresionuar me inkursionet në krahë dhe me shumë gjasa do të ketë vend në listë.

Gjithashtu do të jetë edhe portieri Adis Nurkovic, i lindur në Bosnje Hercegovinë.

Lexo po ashtu Vokrri i kënaqur me ekipin e Kosovës, por nuk harron edhe 'të shumëkërkuarit' që nuk erdhën

Të dy këta të fundit pritet të marrin lejen e FIFA-s për të cilët kanë aplikuar së bashku me FFK.

Vazhdon të shqetësoj paksa dëmtimi i anësorit Milot Rashica, për të cilin ende nuk dihet nëse do të jetë titullar ndaj Kroacisë muajin tjetër.