Telegrafi

Bullock dhuron një milion dollarë, familja e Kim 500 mijë dollarë për të prekurit nga stuhia në Houston

Sandra Bullock po përdor fuqinë e saj si një yll i kinemasë për të ndihmuar të prekurit e uraganit Harvey.

Aktorja me famë ndërkombëtare ka dhuruar një milion dollarë në ndihmë të viktimave të stuhisë tropikale në Houston bën të ditur E!News.

Lexo po ashtu Houston ende në terror

Donacioni i saj i është dhënë Kryqit të Kuq amerikan në përpjekje për të ndihmuar ata të prekur nga përmbytjet katastrofike dhe shkatërrimet përgjatë gjirit të Teksasit, transmeton Top Channel.

“Jam shumë mirënjohëse që mund ta bëj. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka deklaruar Bullock.

Ajo është ndër të fundit në listën e emrave të personazheve të njohur që ka dhuruar shuma financiare në ndihmë të kësaj katastrofe.

Edhe Kim Kardashian dhe pjesa tjetër e familjes së saj i kanë dhuruar Kryqit të Kuq 500 mijë dollarë. Si edhe shumë personalitete të tjera, si Jennifer Lopez apo dhe Beyonce, e cila vendlindjen e ka nga Houston i Teksasit.