Kryetari i komunës perëndimore të Bullgarisë, Koprivshtica, Genço Gerdanov, ka ndaluar muzikën e re popullore, apo atë që njihet si “tallave” gjatë kohës sa do të mbahet Asambleja Kombëtare e Artit Popullor të Bullgarisë.
“Mendoj se nuk ka asgjë të logjikshme në të”, ka thënë Gerdanov për mediat lokale, transmeton Koha.net.
Gjobat për ata persona që lëshojnë muzikë “tallava” variojnë nga 50 deri në 100 leva, apo 25 deri në 50 euro.
Asambleja Kombëtare e Artit Popullor të Bullgarisë nis më 7 gusht dhe në të pritet të marrin pjesë rreth 12 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria, ndërsa ky organizim ka nisur që nga viti 1965.