Një buldozer i IDF-së izraelite ka shkatërruar një monument të ish-udhëheqësit palestinez Yasser Arafat në Bregun Perëndimor.
Një video që qarkullon në mediat sociale tregon të ashtuquajturat ‘arinjtë’ e IDF-së duke rrëzuar portën hyrëse të kampit të refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor, por edhe një monument të ngritur në hyrje.
Për momentin nuk dihet se cila është arsyeja e shembjes së monumentit, transmeton Telegrafi.
Yasser Arafat, ishte udhëheqës politik palestinez, kryetar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës nga viti 1969 deri në 2004, dhe president i Vetëqeverisjes Popullore Palestineze nga 1994 deri në 2004.
Ishte një nga themeluesit e partisë politike Fatah, të cilën e drejtoi nga viti 1959 deri në vitin 2004.
Së bashku me kryeministrat izraelitë Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres, ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në 1994, për zhvillimin e negociatave të paqes midis Izraelit dhe partisë së tij që kulmuan me një marrëveshje paqeje të nënshkruar në 1993 në Uashington. /Telegrafi/
Tulkarem
Israeli occupation forces have demolished a monument dedicated to the late Palestinian President, Yasser Arafat. pic.twitter.com/ag45e3tk3H
— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) November 14, 2023