Einxhel Shkira, një prej femrave më joshëse të ekranit, duket se e teproi kur tha se futbollisti i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, i kishte kërkuar autograf sepse ishte fansi i saj.
Mirëpo, për sulmuesin shqiptar ky emër duket të jetë i panjohur. Pas përgjigjeve ironike që moderatorja e InTv tha për të, ka ardhur edhe reagimi i Balajt.
“Einxhel Shkira? Nuk e njoh kush është..?”, është shprehur ai për Panorama Sport.
Nuk dihet nëse reagimi i Balajt ka lidhje me romancën e përfolur që ai po kalon me prezantuesen kosovare, Elita Rudi.