Bukayo Saka i Arsenalit ka tejkaluar numrin e golave dhe asistimeve të Cristiano Ronaldos në Ligën Premier para moshës 23-vjeçare, me 84 kontribute në emrin e tij.
Paraqitja e jashtëzakonshme e Sakës kundër Wolves, ku ai shënoi dhe asistoi, mori lëvdata nga trajneri Mikel Arteta, i cili e krahasoi atë me Lionel Messin.
Arteta theksoi aftësinë e Sakës me këmbën e majtë, janë të nivelit të Lionel Messi.
“Me lojtarë të mirë, është kështu. Si me (Lionel) Messin, e di që ai do të kalojë aty dhe do ta vendosë topin atje ku duhet. Ai e bën atë gjatë gjithë kohës”.
“Nuk mund ta ndalosh, Kjo është cilësia e lojtarëve”, deklaroi Arteta.
Statistikat e Saka i kalojnë 77 golat dhe asistimet e Ronaldos përpara se të mbushte 23 vjeç, një dëshmi e rritjes dhe potencialit të tij të madh. /Telegrafi/