Telegrafi

Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Kiev

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të realizojë takim me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësuesë të lartë shtetëror nga Ukraina, njoftojnë nga MPJ.

Nga atje theksojnë se është paraparë që Ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.

Në Kiev, shtojnë nga MPJ, Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik, vazhdon ta kryejë funksionin e tij./Telegrafi/