Telegrafi

Buffon: Vendosa të pensionohem, vetëm një thirrje nga PSG, Reali dhe Barça do të ma ndryshonte mendjen

Gianluigi Buffon (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon tha se ai kishte vendosur të pensionohet dhe do të kishte konsideruar që të bashkohej vetëm me Barcelonën ose Real Madridin nga Juventusi.

40-vjeçari italian u bashkua me klubin parisien këtë verë.

Por, pranon se do të kishte dalë në pension nëse nuk do të vinte një thirrje nga PSG, Barça ose Real Madridi.

Lexo po ashtu Pritja spektakolare e një legjende në Paris – Motor, fishekzjarrë dhe prezantim me familjen e tij e tij, Buffon në ditën e parë si lojtar i PSG-së

“Gjëja e rëndësishme nuk është më pasioni, është sfida – më pëlqen shumë”, ka thënë fillimisht Buffon për RMC Sport, siç është cituar nga ESPN.

“Unë kisha vendosur të tërhiqesha dhe vetëm një telefonatë nga PSG, Real Madridi ose Barcelona mund të kishte ndryshuar mendjen time”.

“Ishte vetëm një ëndërr, çmenduri, dhe pastaj ndodhi!”

Lexo po ashtu Pas PSG-së, Buffon mund ta vazhdoj karrierën në Boca Juniors

“Isha duke u përgatitur për jetën pas futbollit”.

“Thirrja erdhi në maj dhe mendova për atë për dy javë. Kam vendosur që jam në gjendje të bëj një ose dy sezone të tjera”, përfundoi italiani. /Telegrafi/