Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon insiston se një fluks i investitorëve të huaj në skuadrat italiane është e keqe për kampionatin shtetëror, Serie A.
Bianconerët janë ende në pronësi nga familja Agnelli, ndërsa Roma dhe Interi janë marrë përsipër nga pronarë të huaj, duke u shitur nga familjet italiane.
Ndërsa klubi tjetër milanez, Milani është klubi i fundit që po përpiqet të lidh një marrëveshje të klubin me një konsorcium kinez, Sino Europe Sports.
Por, heqja dorë prej klubet nga familjet italiane, duke i shitur aksionet te investitorë të huaj nuk po i pëlqen edhe aq portierit italian të Juventusit, Buffon.
“Investitorët e huaj në Serie A? Roma me amerikanët, ekipet milaneze me kinezë… kjo është e keqe për Italinë”, ka thënë fillimisht Buffon për Kicker.
“Ky është një hap prapa për futbollin tonë dhe traditat tona”, përcjell Telegrafi.
Buffon ka folur më parë në lidhje me betejën e tij me depresion, dhe ai përsëri tregoi se ai e luftoi atë pa ndihmën e ilaçeve.
“Depresioni? Ishte e rëndësishme të mos e marrë ilaçin. Ishte arkitekti i fatit tim, pa u varur nga droga”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/