Leeds United është duke u lidhur me një transferim të portierit legjendar italian, Gianluigi Buffon, i cili aktualisht është lojtar i lirë.
41-vjeçari është larguar nga Paris Saint-Germaini në fillim të këtij muaji, pasi kontrata e tij përfundoi, ndërsa është i gatshëm që të rikthehet në aksion për sezonin e ri.
Sipas raportimeve të mediave italiane, skuadra nga Championshipi është në mesin e klubeve që kanë shfaqur interesim për transferimin e ish-portierit të Juventusit.
Corriere della Sera bën të ditur se përveç Leeds, në garë për Buffonin janë edhe skuadrat, si Porto dhe klubi brazilian, Fluminense.
Portieri italian u transferua te kampioni i Ligue 1 pas 17 vitesh qëndrimi te Juventusi, derisa njoftoi për largim nga Parku i Princave në fillim të muajit qershor.
Skuadra angleze mund ta transferojë Buffonin vetëm nëse i ofron një pagë të majme dhe t’i ofrojë një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/