Telegrafi

Buffon i kënaqur që Dybala u transferua te Roma dhe jo te Interi

Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se është i kënaqur që Paulo Dybala nuk u transferua te rivali i madh, Interi, por tek Roma.

Argjentinasi u bë lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar, kur kontrata e tij me Juventusin skadoi dhe ai ishte shumë i lidhur me një kalim te Interi.

Drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta madje konfirmoi interesimin, por asnjë marrëveshje nuk u ra dakord dhe Dybala iu bashkua Romës.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Dybalas si lojtar i Romës dhe numri i fanellës që do ta mbajë në shpinë

“Paulo kishte të drejtë të zgjidhte pas largimit të tij nga Juventus si një transferim i lirë”, ka thënë fillimisht Dybala për La Gazzetta dello Sport.

“Në javët e fundit, Dybala mund të kishte shkuar te Interi, Roma ose Napoli dhe unë shpresoja se ai do të kishte zgjedhur njërën nga dy të fundit. E shpresoja për karrierën e tij”.

“Paulo kishte nevojë për një tronditje emocionale dhe unë isha i sigurt se vetëm Roma dhe Napoli mund t’ia kishin dhënë atë”.

“Ia shkrova në një mesazh dhe jam i lumtur që e shoh te Roma. Dybala, nga pikëpamja teknike, është më i miri në Serie A së bashku me Angel Di Maria”, përfundoi italiani.

Lexo po ashtu ‘Çmenduri’ në Romë në prezantimin e Dybalas – mijëra tifozë në sheshin e kryeqytetin priten blerjen më të madhe të klubit romak

Buffon dhe Dybala kaluan pesë sezone së bashku në Juve, duke fituar katër herë titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë në tri raste.

Dybala u bashkua nga Palermo në vitin 2015, me Buffon që ishte qenë tashmë në klub për 15 vjet. Në sezonin e tyre të dytë së bashku, ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve – e dyta për Juven në tre sezone, por u mundën nga Real Madridi.

Vetëm një vit më vonë, Buffon kaloi një sezon në Francë me Paris Saint-Germain përpara se të kthehej dhe dyshja fituan titullin e fundit të ligës së bashku në sezonin 2019/20. /Telegrafi/